Aktualitet

“Politikanët grabiqarë për mjedisin”/ Qytetarët në protestë te “Sheshi Skënderbej”, kundër Blendi Klosit

6 Nëntor 2019, 11:00 Nga DOSJA
“Politikanët grabiqarë për mjedisin”/ Qytetarët

Tiranë– Në ‘Sheshin Skënderbej’ është duke u zhvilluar një protestë për mbrojtjen mjedisore, për mbrojtjen të pasurive natyrore,  kundër ministrit të mjedisit Blendi Klosit

“Politikanët janë me interesa grabiqare. Klasat politike mbrojnë intersat e tyre. 10 minatorë humbasin jetën në muaj.”, janë thirrjet e qytetarëve.Ata kërkojnë nga qeveria që mbrojë bukuritë natyrore që ato të mos të shkatërrohen.

Theksojmë se qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën, për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfra të Evropës.

Rreth një muaj më parë, banorët e 5 fshatrave u ngritën në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Mirditë. Forca të shumta policie ishin prezent në protestën e banorëve të zonave të Mirditës. Protestat e banorëve vijojnë të bëhen gjithmonë e më masive, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre HEC-et në këtë zonë mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestë për mjedisin qytetarët në protestë te “sheshi skënderbej” protestë për mjedisin qytetarët në protestë te “sheshi skënderbej”

Sondazh

Poll