Vrau babë e bir në Elbasan/ Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari, dyshohet se i ekzekutoi për llogari të Çapjave (EMRI)
6 Nëntor 2019, 07:31Nga DOSJA
Itali- Pas arrestimit nga Policia italiane më 1 korrik të 2019 në Rimini, është ekstraduar drejt Shqipërisë, Etjen Çani, 28-vjeç dhe e Elbasanit për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzat “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Etjen Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, madje shoku i tij Beqiri ishte i paralizuar dhe në ‘arrest shtëpie’, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.
28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Sipas hetimeve, deri më tani janë dy pista që çuan Çanin të kryejë vrasjet. Njëra është ajo se Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën e tij. Ndërsa një pistë e dytë e hetimeve është se ai dyshohet se i ekzekutoi për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi.
Njoftimi i Policisë:
Një tjetër i kërkuar bie në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.
Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.
Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve që u vodhën në Postën e Krujës, që sipas tij ë...
Tiranë- Redjan Rraja është i arrestuar nga Policia për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, në Shkozet të Durrësit.Për figurën e tij, gazetari Poli Hoxha në e...
Tiranë- Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u fol edhe për faktin se në makinën e prokurorit të plagosur Arian Ndoja dyshohet se janë gjetur dokume...
Tiranë- Mustafa Nano së fundmi ka bërë një kritikë ndaj këngëve shqiptare, kryesisht ato rep. Sipas tij tekstet e tyre janë banalitet, pa asnjë mesazh.Ndër të t...
Tiranë- Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga, bëri publike një denoncim ku tha ...
TIRANË– Janë publikuar pamjet brenda makinës së prokurorit Arjan Ndaja ku mbeti i plagosur vetë prokurori, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku. Në vide...
TIRANË– Gazetari Trazhgim Sokolaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj. Në studion e emisioni...
VLORË- Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq nuk do të niset nga Italia.Si pasojë e kushteve ...
TIRANË– Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, u shpreh se prokurori Arjan Ndoja ka qenë në shkelje flagrante të ligjit që në mo...