Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Itali/ Identifikohen viktimat, mes tyre një mjek shqiptar (EMRAT)

Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

27 Dhjetor 2023, 21:43 Nga r.ll
Aksidenti i rëndë në Itali/ Identifikohen viktimat, mes tyre
pamje nga vendi i aksidentit

ITALI- Sokol Hoxha, 40-vjeç me profesion mjek është një prej katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në Itali ku një ambulancë u përplas me një autobus në një tunel.

Tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore. Fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. 

sokol hoxha aksident ne itali

Sondazh

Poll