Bota

Vrau dy kushërinjtë e tij për një vend parkimi, arrestohet 60-vjeçari në Tetovë (EMRI)

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia.

27 Dhjetor 2023, 17:01 Nga r.ll
Vrau dy kushërinjtë e tij për një vend parkimi, arrestohet
Ilmi Ismaili

TETOVË- Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë pranga 60-vjeçarin, Ilmi Ismaili i cili dyshohet se pas sherrit për një vendparkim në Çellopek të Tetovës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy familjarëve, duke i lënë të vdekur, ndërsa një familjar i tretë ka pësuar plagë të rënda.

Gjithashtu nga ngjarja ka mbetur dhe vetë i lënduar. Mësohet se i dyshuari para disa viteve ishte kthyer nga emigrimi  dhe jetonte në fshat.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga policia.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, ndërsa thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.

vrasje ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2023, 16:17 I.A

Aktakuzë e re për rastin e Ivanoviç

Oliver Ivanoviç KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë ...

Bota 27 Dhjetor 2023, 15:34 I.A

KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pa...