Politike

Opozita e re/ Manjani: Një nga kandidatët nuk ka telefon pasi e kërkojnë borxhlinjtë

5 Mars 2019, 11:30 Nga DOSJA
Opozita e re/ Manjani: Një nga kandidatët nuk ka telefon pasi e

Tiranë- Ish-minisitri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur së fundmi se një prej kandidatëve të listës i cili ka pranuar të hyjë në parlament nuk mban telefon. Ai shton më tej se arsyeja që nuk mban telefon kandidati është se e kërkojnë borxhlinjtë. 

Por për kë e ka fjalën Manjani?  Por komentuesit kanë reaguar menjëherë te postimi i Manjanit dhe shprehen se kandidati që nuk mban telefon është Kujtim Gjuzi. 

Theksojmë se nuk dihet saktësisht se për kë e ka pasur fjalën ish-ministri i Drejtësisë. 

Reagimi i Manjanit: 

Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyre”… Arsyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë. Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni… Ndërkohë, sipar lugat-kryeministrit, me këtë figurë dhe të tjerë si ky do bëhet Reforma Zgjedhore. Kot lodhen me reforma! I ka gati të shpallin edhe rezultatin e zgjedhjeve pa bërë zgjedhje fare. I fusin një të miratuar sondazheve të Fugës (Endri) dhe zgjidhet kjo punë. Kështu lahen borxhet dhe vendoset demokracia… Demokraci, jo shaka!

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i vënë nga listat e kryetarit Lulzim Basha i 19-ti në Durrës, ka thënë se është një nga drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar. (Lexo ketu)

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ish-ministri ylli manjani kujtim gjuzi djegia e mandateve te opozites ish-ministri ylli manjani kujtim gjuzi

Sondazh

Poll