Politike

Protesta e opozitës mbyll Bashkitë e PD/ Kamza, Vora e Delvina drynin derës dhe zbarkojnë në Tiranë

5 Mars 2019, 12:29 Nga DOSJA
Protesta e opozitës mbyll Bashkitë e PD/ Kamza, Vora e Delvina drynin

SHQIPERI- Në protestën e sotme të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim para parlamentit nuk ka patur vetëm mbështetës të PD dhe opozitës.

Të paktën ky është pretendimi nga deputetët socialist. Sadi Vorpsi ka publikuar një foto të shkrepur sipas tij në bashkinë e Vorës, ku shihet se nuk ka asnjë punonjës të pranishëm, pasi ata janë marrë nga strukturat e PD në protestën e opozitës në Tiranë.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në të tjera bashki të drejtuara nga PD, ku shihet se nuk ofrohet asnjë shërbim pasi të zgjedhurit kanë shkuar bashkë me administratën në protestë.

“Modeli qeverisës i opozitës…Sot në Bashkinë e Vorës, asnjë shërbim për qytetarët. E gjithë administrata në protestë…”, shkruan Vorpsi. Bashkia e Vorës drejtohet nga Fiqiri Ismaili i zgjedhur nga PD-ja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkite e djathta protesta e opozites 5 mars sadi vorpsi bashkite e djathta protesta e opozites 5 mars sadi vorpsi

Sondazh

Poll