Politike

Protesta e opozitës/ Kryemadhi thirrje policisë: Mos njollosni duart, s’na tremb as plumbi

5 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kryemadhi thirrje policisë: Mos njollosni duart,

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në protestën e sotme të opozitës, tha se kryeministri Rama dështoi me hapjen e vendeve të punës dhe me taksat e larta.

Kryemadhi tha se deputetët e mazhorancës përfaqësojnë drogën dhe krimin e organizuar, ndërsa protestuesit përfaqësojnë familjet shqiptare. Kryemadhi theksoi se kryeministri Rama e urren vendin e tij dhe qytetarët. 

Ata  përfaqësojnë, mostrat e krimit të organizuar, shërbëtorët e trafikut të drogës, deri te argatët e tradhtarëve, të antishqiptarëve që ndodhen aty në Parlament. Ata sot më shumë se kurrë kanë frikë. Ata mendojnë se ne do lodhemi, por nuk kanë bërë një llogari. Sot këtu asnjeri nga ne, nuk përfaqëson parti politike. Sot secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare, dy prindër, atë shqiptar që i dhimbset fëmija, shtëpia dhe vendi i tij. Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë shushunjat të mblidhen në seanca ne do të jemi këtu. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’iu them diçka. Rama ka dështuar. Dështoi me politikat e tij. Rama dështoi me vendet e reja të punës, kur i degdisi shqiptarët si emigrantë rrugëve të Europës. Dështoi me taksat e larta. Rama dështoi me Policinë. Dhe turp më të madh nuk ka kur policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e saj. Kurrë nuk ka bërë vaki ajo që ka ndodhur në protesta e opozitës. Të helmosh motrat dhe vëllezërit e tu ka dy arsye: një ose je kriminel dhe vrasës, tjetra ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët. Ky njeri i ka të dyja. Ky njeri ka një problem shumë të madh, nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët e tij. Ne nuk e urrejmë Edi Ramën. Në na dhimbset Edi Rama. Na dhimbset ai dhe familjarët e tij, të cilët i kanë ngelur në dorë.

Monika Kryemadhi

Ditën e sotme, para Parlamentit është zhvilluar protesta e rradhës e opozitës, paralelisht me nisjen e seancës plenare, ku bënë edhe betimin 4 deputetet e rij nga radhët e LSI-së. Mbi 4000 mijë qytetarë kanë marrë janë bashkuar protestës së opozitës, e cila kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.(Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019 djegia e mandateve monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019

Sondazh

Poll