Aktualitet

Gjendet “thesari” brenda makinës së prokurorit Ndoja/ Zgjohen hetuesit, në bagazh ‘flinte’ dosja e pronave të Skerdilajd Konomit

  • Vrasja e Skerdilajd Konomit, MAFIA e pronave goditi me dorën e SERIAL-KILLERIT gjyqtarin 8 vite më parë, lidhja me atentatin ndaj Ndojës
  • Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Dosja.al se gjetja e këtyre dokumentave kthehet në pistën kryesore të hetimit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja pasi zbulon konfliktin për tokat e pretenduara nga familja e viktimës Konomi, toka të cilat u kaluan në mënyrë të dyshimtë në emër të një organizate kriminale, pjesë e të cilit është “Rrumi”, që ndodhej në makinë me Nodjan ditën e atentatin.
    Featured image of article: Gjendet “thesari” brenda makinës së prokurorit Ndoja/ Zgjohen hetuesit, në bagazh ‘flinte’ dosja e pronave të Skerdilajd Konomit Rrumi, Arjan Ndoja dhe Skerdilajd Konomi
    Përditësuar:

    TIRANË– Dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi janë gjetur në në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, ditën që iu bë atentati.

    Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Dosja.al se gjetja e këtyre dokumentave kthehet në pistën kryesore të hetimit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja pasi zbulon konfliktin për tokat e pretenduara nga familja e viktimës Konomi, toka të cilat u kaluan në mënyrë të dyshimtë në emër të një organizate kriminale, pjesë e të cilit është “Rrumi”, që ndodhej në makinë me Nodjan ditën e atentatin.

    Kjo gjë mendohet të ketë çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës, Liridon Pula, që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni.

    Prokuroria e Durrësit u grabit dy herë një vit më parë, në muajin maj teksa persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Dosja që humbi ishte ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi dhe një tjetër dosje.

    Në lidhje me këtë çështje, gazetari Artan Hoxha tha një natë më parë i ftuar në “Opinion” se toka që pretendon “Rrumi” apo familjarët e tij në Gjirin e Lalëzit është e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Hoxha shtoi edhe faktin se “Rrumi” i njohur ndryshe si Land Muharremi ka qenë i dyshuari kryesor për atentatin ën të cilin mbeti i vdekur gjyqtari Skerdilajd Konomi.

    Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.

    Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar 8 vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment