Aktualitet

Makinat plot e përplot me kokainë, ‘shkatërrohet’ banda shqiptare në Itali, bënin namin me 2.5 mln euro shitje në Hola

5 Nëntor 2019, 14:52 Nga DOSJA
Makinat plot e përplot me kokainë, ‘shkatërrohet’

ITALI– Një bandë shqiptare, e cila trafikonte kokainë, është shkatërruar nga Policia Italiane. Në prangat e autoriteteve italiane kanë rënë 18 persona, mes tyre edhe 11 shqiptarë.

Banda kalonte sasi të mëdha kokaine nga Belgjika, në Hollandë për t’i kaluar më pas Itali ku edhe e trafikonin. Gjatë hetimeve karabinierët monitoruan shitjen dhe trafikun e 20 kilogramëve kokainë, e cila kapi vlerën e 2.5 milion euro.

Në momentin e arrestimit, anëtarëve të bandës iu gjet dhe iu sekuestrua 11 kg kokainë (800,000 euro me vlerën e tregut), 1 kilogram marijuanë dhe rreth pesëdhjetë mijë euro para të thata. 

Makina të mbushura me kokainë

Droga u ble në Belgjikë dhe Hollandë dhe më pas u transportua me makinë në Itali nga dy korrierë të bandës: dy punëtorë nga Toskana (55 vjeç ajo dhe 51 vjeç). Kokaina ishte e destinuar të furnizonte vendet e tregjet në Val Camonica, Franciacorta, Sebino, Bergamasca dhe provincat e tjera të Italisë qendrore-veriore.

Në krye të bandës ishin dy vëllezër shqiptarë – 25 dhe 21 vjeç – që banonin në Fiesole (komunë e provincës së Firencës): dhe pikërisht në Toscana kishin krijuar bazën logjistik për ngarkesat e drogës.

Hetimet 

Zbulimi i bandës kishte nisur nga sekuestrimi i 500 gramëve kokainë në Breno, qershorin e kaluar. Asokohë u arrestuan dy gra shqiptare dhe një italian. Sasia e madhe e kokainës në një vend bëri që të nisnin dyshimet dhe pas hetimeve e gjithë struktura e bandës u zbulua për dy muaj.

Marrë nga Bresciatoday.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkatërrohet banda shqiptare në itali toskane itali shkatërrohet banda shqiptare në itali toskane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 12:14

TIRANE- Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e ha...