Aktualitet

Grabitja e parave të kasafortës/ Flet drejtori i Postës Shqiptare: Përgjegjësi e kompanisë së sigurisë, do paguajë çdo

5 Nëntor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Grabitja e parave të kasafortës/ Flet drejtori i Postës

TIRANË- Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Krujë, ku disa persona grabitën 11 milionë lekë në kasafortën me para në filialin e institucioni të drejtuar nga ai.

Duraj deklaroi gjatë një prononcimi për mediet, se posta ka ngritur një grup pune, ndërsa fajëson kompaninë private për grabitjen e parave. Ai shprehet se çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania.

Zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve. Sistemi sinjalizues ka funksionuar në mënyrë perfekte. Grabitësit morën kasafortën dhe arritën të largoheshin. Nga ana jonë është ngritur një grup pune për situatën në gjetjen e keqbërësve. Përgjegjësia e kompanisë në këtë rast është e qartë. Çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania. Sistemi jonë është shumë i mirë, dhe nga kontratat janë që kompania që neglizhon penalizohet deri në qindarkën e fundit”, tha mes tjerash ai.

Posta e Krujës është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshëm. Autorët janë futur dhe kanë marrë 11 mln lekë në kasafortë dhe më pas janë larguar qetësisht. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar roja i postës, Besnik Parruca për mos kallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

51-vjeçari është shprehur se e kanë kërcënuar grabitësit.

Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet posta ne kruje laert duraj grabitet posta ne kruje laert duraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 12:14

TIRANE- Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e ha...