Aktualitet

U tha se u nxorr nga kampi kampi Al-Hol, reagon i ati i Alvin Berishës: Nuk më ka kantaktuar njeri

5 Nëntor 2019, 13:57 Nga DOSJA
U tha se u nxorr nga kampi kampi Al-Hol, reagon i ati i Alvin Berishës: Nuk

TIRANË- Së fundmi është mësuar se djali i mitur shqiptar, Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi Al-Hol. Ndërkohë bazuar në informacionet paraprake është mësuar se operacioni i shpëtimit të 11-vjeçarit është zhvilluar ditën e sotme, por djaloshi akoma nuk është i lirë. Pas këtij lajmi ka reaguar edhe i ati i Alvinit, Afrim Berisha i cili ka deklaruar për Syri.net se ai personalisht nuk ka marrë asnjë informacion që i biri i tij të jetë shpëtuar nga kampi famëkeq.

Kujtojmë që mediat arabe shkruajnë se pas pesë vitesh, më në fund Alvini i vogël do të jetë në krahët e të atit Afrim Berisha dhe dy motrave të tij, të cilët mezi e presin në Itali. Operacioni i shpëtimit është realizuar në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane e shqiptare. Gjithsesi operacioni nuk ka mbaruar ende. Proçedurat janë në vijim e sipër dhe mbetemi në pritje të detajeve të reja.

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar që mbeti peng në kampet e Sirisë bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, Valbona rrëmbeu të birin dhe pa lejen e të atit shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij prej pesë vitesh e ka kërkuar dhe më në fund me ndihmën e “Le Iene”, arriti ta përqafonte të birin në Siri. Pavarësisht ritakimit Alvini mbeti sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk u angazhua për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha kampi al-hol në siri afrim berisha alvin berisha kampi al-hol në siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 12:14

TIRANE- Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e ha...