Politike

Parlamenti i hoqi imunitetin, Berisha nga selia blu: Do diskutojmë me avokatët se ku do kryehet arresti 

Duke folur për gazetarët, Berisha u tha me humor se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, në banesë apo në selinë e PD.

21 Dhjetor 2023, 15:28 Nga I.A
Parlamenti i hoqi imunitetin, Berisha nga selia blu: Do diskutojmë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD-së pasi qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij. Duke folur për gazetarët, Berisha u tha me humor se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, në banesë apo në selinë e PD.

"Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll