Politike

Berisha: Heqja e imunitetit, e paligjshme! Rama u fut nga vrima e miut në Parlament

Berisha tha se u votua në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për autorizimin e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

21 Dhjetor 2023, 10:13 Nga A.B
Berisha: Heqja e imunitetit, e paligjshme! Rama u fut nga vrima e miut në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të tij. Berisha tha se u votua në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për autorizimin e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

"Në kundërshtim me cdo procedurë ligjore, për arrestimin tim. Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi në datën 9 shtator. Nëse dështoi në 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk mund të shkatërrojë synimet e opozitës, por do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, do ti japë përgjigjen e duhur këtij regjimi. 

Rama sot u fut në tunelet e parlamentit, në zyrën e Skëndër Gjinushit, u fut nga vrima e miut në Parlament. E garantoj se kjo opozitë do të qëndrojë e pamposhtur"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll