Politike

FOTO LAJM- Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha qëndron i heshtur pranë deputetëve të PD

Dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit.

21 Dhjetor 2023, 10:11 Nga A.B
FOTO LAJM- Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Ky është momenti kur Kuvendi miratoi pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar në një situatë të pazakontë, teksa opozita proteston në sallë por dhe jashtë Kuvendit. Berisha refuzoi të mbante një fjalim para Kuvendit, duke zgjedhur të qëndrojë para deputetëve të Partisë Demokratike.

Dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll