Politike

Kuvendi miraton me 75 vota heqjen e imunitetit të Berishës, i hapet rruga kërkesës së SPAK për arrestimin e tij

Para nisjes së votimit, Berishës iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit por ish-kryeministri nuk pranoi të fliste. 

21 Dhjetor 2023, 10:07 Nga r.ll
Kuvendi miraton me 75 vota heqjen e imunitetit të Berishës, i hapet
sali berisha

TIRANË- Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK para pak minutash, me 75 vota pro heqjen e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij. 

"75 vota pro, kërkesa miratohet", tha Nikolla mes kaosit në Kuvend. Para nisjes së votimit, Berishës iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit por ish-kryeministri nuk pranoi të fliste. 

Pjesë nga fjala në seancë:

Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.

(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)

Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte. Nuk do t'i dëgjoni raportet fillojmë direkt me votimin.

(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).

Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!

sali berisha seance plenare 21 dhjetor 2023

Sondazh

Poll