Bota

Presidenti amerikan shuan shpresat për marrëveshje të afërt mes Izraelit dhe Hamasit

Joe Biden bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara po punojnë që të nisin negociatat, por janë ulur pritshmëritë

20 Dhjetor 2023, 22:34 Nga A.TH
Presidenti amerikan shuan shpresat për marrëveshje të afërt
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se SHBA po punon që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë një marrëveshje që do të përfshinte një pauzë në luftime dhe lirimin e pengjeve, por nuk ka ende asgjë kokrete.

“Ne po e shtyjmë atë. Nuk ka asnjë pritshmëri në këtë pikë, por ne po shtyjmë”, u tha ai gazetarëve ndërsa mbërriti në Milwaukee,Wisconsin.

Mediat e huaja raportuan një kornizë e përgjithshme për bisedimet e mundshme por nuk ka një marrëveshje të afërt.

“Këto janë diskutime dhe negociata shumë serioze dhe ne shpresojmë se ato do të çojnë diku," u tha gazetarëve në bordin e Air Force One zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Biden iu kërkua gjithashtu t'i përgjigjet raporteve nga Ministria e Shëndetësisë palestineze e kontrolluar nga Hamasi se numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori për numrin e të vdekurve i cili kaloi në mbi 20,000.

“Është tragjike”, tha presidenti ndërsa po nisej drejt Milwaukee.

joe biden

Sondazh

Poll