Bota

Dita e tretë e diskutimeve/ Dështon sërish miratimi i rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Gjuha dhe mesazhi që jep kjo rezolutë duket se është thelbi i diskutimit për të cilën vendet e pranishme në KS nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

20 Dhjetor 2023, 22:14 Nga A.TH
Dita e tretë e diskutimeve/ Dështon sërish miratimi i
OKB

SHBA- Për të tretën ditë rradhazi Këshilli i Sigurisë në OKB nuk arriti të miratonte rezolutën për Rripin e Gazës, duke e shtyrë atë për ditën e enjte. Gjuha dhe mesazhi që jep kjo rezolutë duket se është thelbi i diskutimit për të cilën vendet e pranishme në KS nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha pak më parë se SHBA bashkohet me atë pjesë të rezolutës që parashikon ndihmë humanitare për Gazën, por ka një heshtje në lidhje me rolin e Hamasit në mes të këtij konflikti.

Duket se ka heshtje për atë që Hamasi mund të bëjë, duhet të bëjë, nëse duam t'i japim fund vuajtjeve të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Do të ishte mirë nëse bota mund të bashkohej gjithashtu rreth këtij propozimi,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë garanci që rezoluta të parashikojë me saktësi që të mos komplikojë dhënien e ndihmave humanitare.

“Ne duam të sigurohemi që rezoluta në atë që kërkon dhe kërkon në të vërtetë e përparon atë përpjekje dhe nuk bën asgjë që mund të dëmtojë në fakt dhënien e ndihmës humanitare, duke e bërë atë më të komplikuar,” u shpreh Blinken.

Negociatat për miratimin e kësaj rezolute, e dyta brenda një muaji në Këshillin e Sigurisë së OKB-së janë paraqitur mjaft të vështira, pasi SHBA kërkuan që të bëhet një përcaktim i saktë i armëpushimit dhe dhënies së ndihmës humanitare në Gazë. Gjatë diskutimeve në fillim të këtij muaji, me veton e SHBA-së u rrëzua një rezolutë e cila parashikonte armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

antony blinken okb

Sondazh

Poll