Bota

Gjykata e BE-së refuzon apelin e Abramovich për heqjen e sanksioneve

BE e përfshiu Abramovich në listën e sanksioneve në mars 2022, një muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, për lidhjet e tij të supozuara me Presidentin Vladimir Putin dhe kontributet në buxhetin e luftës së Rusisë si aksionar i shumicës së gjigantit të çelikut Evraz.

20 Dhjetor 2023, 21:51 Nga a.l
Gjykata e BE-së refuzon apelin e Abramovich për heqjen e sanksioneve
Roman Abramovich

RUSI- Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka hedhur poshtë sfidën e manjatit rus Roman Abramovich për të hequr sanksionet e lidhura me luftën kundër tij, shkruajnë mediat e huaja. 

BE e përfshiu Abramovich në listën e sanksioneve në mars 2022, një muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, për lidhjet e tij të supozuara me Presidentin Vladimir Putin dhe kontributet në buxhetin e luftës së Rusisë si aksionar i shumicës së gjigantit të çelikut Evraz.

“Këshilli [Europian] në fakt nuk gaboi në vlerësimin e tij duke vendosur të përfshijë më pas emrin e z. Abramovich në lista,” tha Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian në një deklaratë.

Abramovich, i cili ka nënshtetësi ruse, izraelite dhe portugeze, ka mohuar lidhjet financiare me Kremlinin. Ish-pronari 57-vjeçar i Klubit të Futbollit Chelsea, pasuria neto e të cilit vlerësohet nga Forbes në 9.2 miliardë dollarë, është sanksionuar nga BE, Britania dhe Kanadaja – por jo nga Shtetet e Bashkuara. 

roman abramovich

Sondazh

Poll