Bota

Një front i ri lufte? New York Post: Xi Jinping takoi Biden, i tha se do të marrë Tajvanin me çdo mënyrë

Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi shkëmbimin mes liderëve, i cili ndodhi gjatë një samiti të 15 nëntorit jashtë San Franciskos, ku morën pjesë disa zyrtarë amerikanë dhe kinezë. 

20 Dhjetor 2023, 21:40 Nga a.l
Një front i ri lufte? New York Post: Xi Jinping takoi Biden, i tha se do
Xi Jinping dhe Joe Biden

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi presidentin amerikan Joe Biden muajin e kaluar se ai synon t’i japë fund pavarësisë “de facto” të Tajvanit prej dekadash në mënyrë paqësore, nëse është e mundur.

Xi i tha shefit të Shtëpisë së Bardhë se Pekini do të ribashkojë Tajvanin me Kinën kontinentale, por se koha nuk është vendosur ende, shkruajnë New York Post

Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi shkëmbimin mes liderëve, i cili ndodhi gjatë një samiti të 15 nëntorit jashtë San Franciskos, ku morën pjesë disa zyrtarë amerikanë dhe kinezë. 

“Presidenti Xi ka qenë publik dhe i qartë për dëshirat e tij për ribashkim, kjo nuk është diçka e ndryshme apo e re”, u shpreh pas takimit zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Gjatë samitit, Xi raportohet se tha se Kina dëshiron ta marrë Tajvanin në mënyrë paqësore, jo me forcë.

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll