Bota

SHBA liron nga burgu Alex Saab, aleatin e presidentit venezuelian Maduro

Biznesmeni thuhet se u lirua në këmbim të lirimit të një numri shtetasish amerikanë të mbajtur në Venezuelë.

20 Dhjetor 2023, 22:19 Nga A.TH

SHBA liron nga burgu Alex Saab, aleatin e presidentit venezuelian Maduro

SHBA- Shtetet e Bashkuara liruan një ndihmës të ngushtë të presidentit venezuelian Nicolás Maduro si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. Ndihmësi, Alex Saab, u akuzua për pastrim parash në emër të qeverisë Maduro, akuzë të cilin ai e mohoi.
Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2021 pasi u arrestua në Cape Verde.

Biznesmeni thuhet se u lirua në këmbim të lirimit të një numri shtetasish amerikanë të mbajtur në Venezuelë. Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim të nivelit të lartë venezuelian që thotë se 36 të burgosur do të liroheshin, 12 prej tyre shtetas amerikanë.

“Ne duam të sigurohemi që amerikanët tanë të lirohen. Ne jemi gjithashtu të fokusuar te të burgosurit politikë në Venezuelë dhe përpiqemi të sigurojmë lirimin e tyre," u tha ai gazetarëve,” u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Qeveria Maduro ka kërkuar prej kohësh lirimin e Saab, të cilin e përshkruan si një diplomat. Sipas prokurorëve amerikanë, Saab ka nxjerrë 350 milionë dollarë nga kontratat e qeverisë venezueliane duke përdorur në mënyrë mashtruese kurse të favorshme këmbimi. Më pas ai dyshohet se i ka pastruar paratë në SHBA përpara se t'i transferonte ato në llogaritë e kontrolluara nga ai dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar.

Departamenti amerikan i thesarit e ka përshkruar zotin Saab si “një përfitues që orkestron një rrjet të gjerë korrupsioni që i mundësoi presidentit Nicolás Maduro dhe regjimit të tij të përfitonin ndjeshëm nga importet dhe shpërndarja e ushqimeve në Venezuelë.

alex saab nicolás maduro

Sondazh

Poll