Bota

Pasojat e një lufte/ OKB: 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

20 Dhjetor 2023, 22:04 Nga a.l
Pasojat e një lufte/ OKB: 90 për qind e popullsisë së
Gaza

GAZA- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) bën me dije se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90 për qind të popullsisë së territorit. UNRWA-ja thekson se më shumë se 60 për qind e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.

“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja, shkruajnë mediat e huaja. 

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në enklavë, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. 

okb unrwa lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll