Bota

Trump 'skualifikohet' për zgjedhjet presidenciale në Colorado, reagon Joe Biden

Biden reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Colorados që diskualifikojë Trumpin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale me arsyetimin se kishte nxitur mbështetësit të sulmojnë Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

20 Dhjetor 2023, 22:11 Nga a.l
Trump 'skualifikohet' për zgjedhjet presidenciale në
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA-  Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk ka dyshim që paraardhësi i tij, Donald Trump mbështeti rebelimin, por se i takon gjykatave të vendosin nëse kjo e diskualifikon atë nga kandidimi për president në vitin e ardhshëm.

“Është e qartë. Ju i keni parë të gjitha. Nëse amendamenti i 14-të është i vlefshëm apo jo, ne do t’ia lëmë gjykatës ta marrë atë vendim. Por, ai me siguri mbështeti kryengritjen. Kjo nuk është në diskutim. Aspak. Zero. Dhe ai duket se po e përsërit këtë”, tha lideri amerikan”, tha Biden para gazetarëve gjatë një vizite në shtetin federal të Wisconsin, raporton CNN. 

Biden reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Colorados që diskualifikojë Trumpin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale me arsyetimin se kishte nxitur mbështetësit të sulmojnë Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Si rezultat i këtij vendimi historik, Trump është kandidati i parë presidencial që konsiderohet i papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë sipas Amendamentit të 14-të të përdorur rrallë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ia ndalon zyrtarit që kanë qenë i përfshirë në “rebelim ose kryengritje” të mbajë poste publike.

Trump tha se do të apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së ndërsa organizuesit e fushatës së 77-vjeçarit vlerësuan se vendimi i gjykatës ishte “jodemokratik”./Dosja.al

donald trump joe biden

Sondazh

Poll