Politike

Marrëveshja me Italinë për emigrantët në Kushtetuese, Balla: Kushtetuesja do japë së shpejti një vendim

Balla tha para gazetarëve, se gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

20 Dhjetor 2023, 13:47 Nga A.B
Marrëveshja me Italinë për emigrantët në Kushtetuese,
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se marrëveshja me emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera.

Balla tha para gazetarëve, se gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Jemi vend partner, është transformuar duke u kthyer në Europën e Ballkanit. Shpreh bindjen se GJK do të vlerësojë në një kohë të shkurtër siç e ka kompetencë për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll