Politike

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Edison Memollajt

SPAK ka dërguar për gjykim Memollën, me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu së bashku me Memollën janë dërguar edhe 4 persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

20 Dhjetor 2023, 13:15 Nga r.ll
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, GJKKO kalon për gjykim
edison memolla

TIRANË- Kërkesa e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës Edison Memolla, është pranuar nga Gjykata e Posaçme. Gjithashtu është pranuar edhe kërkesa e avokatëve për gjykim të zakonshëm.

SPAK ka dërguar për gjykim Memollën, me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu së bashku me Memollën janë dërguar edhe 4 persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Këta akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje me falsifikim dokumentash. 

Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.

Nga tërësia e veprimeve është provuar Memolla, ndikon tek Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

edison memolla

Sondazh

Poll