Politike

Çfarë paralajmëron Berisha për protestën e nesërme: Do të jem edhe në sallë, edhe jashtë saj

Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë.

20 Dhjetor 2023, 13:01 Nga A.B
Çfarë paralajmëron Berisha për protestën e
Sali Berisha

TIRANË- Nesër është paralajmëruar protesta e radhës e opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë. Ai shtoi më tej se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”.

“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo! Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër’, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll