Sport

'Rrethimi' dhe protestat e lojtarëve ndaj gjyqtarit, i kushtojnë Manchester Cityt një gjobë të majme prej 139 mijë eurosh...

Diskutimet në fundin e ndeshjes ndaj Tottenhamit, patën financiare kosto për “Qytetarët”

19 Dhjetor 2023, 16:54 Nga DOSJA

'Rrethimi' dhe protestat e lojtarëve ndaj gjyqtarit, i

ANGLI - Federata Angleze e Futbollit e gjobiti Manchester Cityn me 120 mijë paund (rreth 139 mijë euro) pasi disa lojtarë të Citizens rrethuan gjyqtarin Simon Hooper në fund të ndeshjes kundër Tottenhamit, më 3 dhjetor.

Ndeshja, e cila përfundoi në barazim (3-3), pati një përfundim të diskutueshëm pas vendimit të gjyqtarit në fund të takimit. Emerson Royal bëri një faull ndaj Haaland, nuk u dëgjua vërshëllima e e gjyqtarit, sulmuesi u çua dhe asistoi tek Jack Grealish, i cili tashmë po shkonte drejt portës së Vicario, kur befas arbitri anglez ndaloi lojën.

Lojtarët e Manchester Cityt ishin të pakënaqur me vendimin e tij dhe e rrethuan gjyqtarin Simon Hooper për të protestuar. Haaland dhe Bernardo Silva ishin ndër më të pakënaqurit me vendimin.  Por Federata Angleze e Futbollit kishte mendim tjetër… Lexoni deklaratën e plotë të saj:

“Manchester City u gjobit me 120.000 £ pasi lojtarët e tyre rrethuan një gjyqtar në ndeshjen e Premier League kundër Tottenham Hotspur, më 3 dhjetor. Manchester City pranoi se ata nuk arritën të frenonin lojtarët e tyre të mos silleshin në mënyrë të papërshtatshme gjatë minutës së 94-të. Një Komisioni Rregullator i pavarur vendosi këtë sanksion pas një seance dëgjimore." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2023, 13:30

La Liga, pak revolucion për VAR-in!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, disa ndeshje të La Ligës kanë qenë objekt diskutimesh mbi përdorimin e VAR-it dhe mënyr&...