Sport

“Euro 2024”: Shqipëria ndër vendet me kërkesa më të shumta… UEFA shet më shumë se 30 milionë bileta të porositura

UEFA zbulon kërkesa të larta për turneun europian që do të mbahet në Gjermani

19 Dhjetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

“Euro 2024”: Shqipëria ndër vendet me kërkesa më

ZVICER - Më shumë se 30 milionë njerëz të shpërndarë në 206 vende të botës bënë kërkesa për të parë ndeshjet në fazën e grupeve të “Euro 2024”, e cila do të mbahet në Gjermani, midis 14 qershorit dhe 14 korrikut.

Këto kërkesa u morën mes 2 dhe 12 dhjetorit nga shoqatat kombëtare të secilës prej 21 skuadrave me prezencë tashmë të garantuar në turne. Të gjitha ndeshjet e “Euro 2024” për fazës së grupeve të Kampionatit Evropian do të zhvillohen në orën 14:00, 17:00 ose 20:00.

UEFA deklaroi këtë të hënë se secila federatë mori 10.000 bileta për çdo ndeshje të fazës së grupeve dhe se "disa nga federate i shitën me sukses të gjitha biletat e caktuara për to", ku vendet që morën më shumë kërkesa ishin, përveç Gjermanisë mikpritëse, Turqia, Hungaria, Shqipëria, Kroacia dhe Anglia. 

Gjithashtu u zbulua, se UEFA do të organizojë një short “në javët në vijim” për biletat që nuk janë pretenduar apo shitur. 

Njerëzit që kanë marrë tashmë bileta do të jenë ende në gjendje, nëse dëshirojnë, t'i rishesin ato përmes një platforme që UEFA do të nisë marsin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll