Sport

Hoeness skeptik, kundër rikthimit të Toni Kroos: "Ai nuk do ta shpëtojë Gjermaninë"...

Presidenti i nderit i Bayern Munichut është kundër një rikthimi të mundshëm të futbollistit të Real Madridit në Mannschaft.

19 Dhjetor 2023, 16:23 Nga DOSJA

Hoeness skeptik, kundër rikthimit të Toni Kroos: "Ai nuk do ta

GJERMANI - Shumica e fansave në Gjermani kryqëzojnë gishtat që Toni Kroos të veshë fanelën e Mannschaft-it gjatë “Euro 2024”, por jo të gjithë do të kënaqeshin me rikthimin e mesfushorit madrilen.

Një nga ata që beson, se kampioni i botës 2014 më shumë do të prishte punë, sesa do të mund të shtonte, është Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich, i cili ishte qartazi kundër operacionit të rikthimit të Toni Kroos në radhët e Mannschaft.

“Do të ishte si rikthimi i Titanikut”, ishin fjalët e shefit të Mynihut gjatë një diskutimi në rrjetin televiziv austriak Servus TV. “Ata gjithmonë mendojnë se dinë gjithçka mirë, edhe nëse nuk kanë arritur asgjë përveçse janë futbollistë”,- tha ai.

Lidhur me numrin e madh të analistëve, që kishin qenë në favor të kthimit të tij, Hoeness ishte i prerë: “Unë nuk mendoj se ai mund ta shpëtojë futbollin gjerman, duke shtuar se e konsideron atë “një futbollist të jashtëzakonshëm, por jo shpëtimtar”.

Edhe Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, u pyet gjithashtu për Toni Kroos, por ai nuk donte të hynte në këtë çështje. “Faleminderit Zot, kjo nuk është tema ime. Është shumë herët për të folur për skuadrën (Euro). Nagelsmann do të më falënderojë nëse nuk e komentoj. Unë nuk e di se çfarë po planifikon ai për sa i përket lojtarëve apo taktikave."

Në Gjermani mesa duket, të gjithë janë dakord, përveç Hoeness…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2023, 13:30

La Liga, pak revolucion për VAR-in!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, disa ndeshje të La Ligës kanë qenë objekt diskutimesh mbi përdorimin e VAR-it dhe mënyr&...