Sport

“Më shkarkuan dy ditë para finales!”… Jose Mourinho-s nuk i del e keqja, i është rikthyer shkarkimit nga Tottenhami

“Një klub që kabineti i trofeve ishte bosh, më shkarkoi dy ditë para finales”, kujton portugezi.

19 Dhjetor 2023, 15:10 Nga DOSJA
“Më shkarkuan dy ditë para finales!”… Jose

ITALI - Trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho, ende nuk e ka harruar mënyrën se si u largua nga Tottenham dhe si u trajtua nga drejtuesit e klubit anglez.

Ndarja mes dy palëve erdhi dy ditë përpara finales së Kupës së Ligës, që quhet Carabao Cup. Trajneri portugez, i ftuar në podkastin e John Obi Mikel, kujtoi kohën e tij në krye të Spurs.

“Ishte gjëja më qesharake, një klub që kabinetin e trofeve e kishte bosh, e megjithatë, më shkarkuar dy ditë para finales. Mjaft...Tottenhami nuk fitonte kurrë trofe”.

Ka ndodhur 50 vjet më parë? “Nuk e mbaj mend. Kishin mbetur edhe dy ditë deri në finale dhe në fund nuk do të isha aty”,- ka deklaruar Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2023, 13:30

La Liga, pak revolucion për VAR-in!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, disa ndeshje të La Ligës kanë qenë objekt diskutimesh mbi përdorimin e VAR-it dhe mënyr&...