Sport

VIDEO/ Sergio Ramos mohon zërat për një krizë në martesën e tij me Pilar Rubio...

Sergio Ramos, pas raportimeve që ishte një hap larg ndarjes me Pilar Rubio, i mohon thashethemet duke postuar një VIDEO në Instagram.

19 Dhjetor 2023, 13:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Sergio Ramos mohon zërat për një krizë në

SPANJE - Sergio Ramos dhe martesa e tij me Pilar Rubio kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së fundmi. Mediat spanjole raportonin që çifti të ishte një hap para ndarjes.

Me rastin e mungesës së Pilar Rubio në krah të mbrojtësit spanjol në Grammy Latin, që u zhvillua në Seville, dyshimet për një përçarje u ngrit në marrëdhëniet mes tyre. Pas gala, futbollisti u gjend i vetëm dhe në një festë ku ishte i ftuar.

Mirëpo, të dy ata tashmë po i mohojnë të gjitha thashethemet, duke publikuar së bashku në Instagram një video, në të cilën dekorojnë pemën e Krishtlindjes së bashku me fëmijët e tyre.

Çifti duket më i lumtur se kurrë dhe i jep përgjigjen më të këndshme atyre që donin të ndaheshin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pilar Rubio (@pilarrubio)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll