Sport

“Nuk kam asnjë shpresë ta shoh sërish Schumin”…

Me rastin e dhjetëvjetorit të aksidentit të shumë herë kampionit të Formula 1, gojët po hapen.

19 Dhjetor 2023, 12:30 Nga DOSJA

“Nuk kam asnjë shpresë ta shoh sërish

GJERMANI - Pavarësisht se sa e vështirë, Jean Todt përpiqet të na përcjellë mesazhe optimiste për gjendjen e kampionit të dashur, por përtej emocioneve dhe nevojës për të dëgjuar diçka optimiste, realiteti është ndryshe. Dhe kjo bëhet nga njerëz të Formula 1, të cilët kanë kontakte me rrethet e familjes së Mikaelit …Schumacher.

Kanë kaluar dhjetë vjet pas ditës fatale kur Mikael u aksidentua në Zvicër duke bërë ski. Dhjetë vjet që Schumacher tani është ndryshe, shumë njerëz po flasin për të dhe aq sa duam të mbajmë "shportën e vogël" në fjalët e tyre... Kanë kaluar dhjetë vjet që Mikaeli ynë i dashur është në koma...

Pa dyshim që menaxhimi i informacionit për shëndetin e tij mbetet një çështje shumë e mbrojtur për familjen. Dhe ajo ka çdo të drejtë ta bëjë këtë për burrin e saj. Familja  Schumacher ka zgjedhur ta mbajë këtë informacion jashtë domenit publik, duke krijuar një vello misteri rreth jetës dhe shëndetit të tij.

“Nuk kam asnjë shpresë ta shoh sërish

Një nga burimet e pakta të informacionit që ka rrjedhur kohët e fundit është ish-menaxheri i Schumacher, Willy Weber, i cili ndihmoi në shtytjen e Schumacher në botën e Formula 1 dhe e themeloi atë si një legjendë të sportit. Së fundmi ai pranoi se ka humbur shpresën për lajme pozitive në lidhje me gjendjen e Schumacher.

Weber, megjithë lidhjen e fortë që pati me shtatë herë kampionin, i vjen keq gjithashtu për faktin që ai nuk e vizitoi Schumacher... nuk ka asnjë lajm pozitiv pas dhjetë vjetësh,"- ai ka thënë për gazetën Express”, duke përcjellë njëkohësisht informacionin që disponon. “Nuk kam asnjë shpresë ta shoh përsëri”,- Webber vazhdon ta konsiderojë veten mik të kampionit.

“…Më vjen shumë keq dhe fajësoj veten. Më duhej të vizitoja Michael në spital. Aksidenti i tij më preku shumë. Por në një moment më duhet të çlirohem nga Michael, të ndahem prej tij...”,- thekson ai duke e mbyllur përmendjen e Schumacher-it...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll