Sport

E FUNDIT! Hulk njofton se do të bëhet baba për herë të dytë me mbesën e ish-gruas...

Futbollisti ka treguar se po përballet me prindërimin e ri me Camila Angelo, mbesën “e preferuar” të ish-bashkëshortes së tij, me të cilën u martua në vitin 2020, pas disa muajsh së bashku.

19 Dhjetor 2023, 16:03 Nga DOSJA

E FUNDIT! Hulk njofton se do të bëhet baba për herë të

BRAZIL - Givanildo Vieira de Souza, i njohur më mirë në futboll me emrin Hulk, pati tre fëmijë (Ian, Tiago dhe Alice) me Irani Angelo de Souza, disa vite më parë bëri një lëvizje në jetën e tij, që shumë pak mund ta imagjinonin.

Futbollisti i njohur brazilian u divorcua nga bashkëshortja, dhe u lidh me mbesën e saj, Camila Angelo, me të cilën u martua në vitin 2020. Kjo romancë, e cila shkaktoi një valë reagimesh, nuk ka reshtur së shtuari kapituj të rinj dhe argëtues.

E fundit? Çifti ka njoftuar publikisht se do të bëhen prindër për herë të dytë pas ardhjes së Zaya-s së vogël në botë, në prill 2022. “Dua t'ju falënderoj për mesazhet e panumërta në temën e shtatzënisë së gruas sime. Një tjetër djalë, një tjetër bekim, që më ka dhënë Zoti. I jam shumë mirënjohës Zotit. Nuk ishte asgjë e re për familjen time,” tha ai për të treguar se do të bëhet baba për herë të pestë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Givanildo V. De Sousa- Hulk (@hulkparaiba)

Iran Angelo de Souza, viktima kryesore e kësaj historie dashurie, shprehu publikisht dhimbjen e saj si pasojë e romancës mes ish-bashkëshortit dhe mbesës së saj. “Zgjohem dhe fle pa e kuptuar pse më ndodhi gjithçka. Dhimbja është shumë e madhe, ndonjëherë mendoj se do të më shqyejë zemrën. Ajo ishte si një vajzë për mua”,- tha ai në një intervistë për gazetën portugeze “Record”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2023, 13:30

La Liga, pak revolucion për VAR-in!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, disa ndeshje të La Ligës kanë qenë objekt diskutimesh mbi përdorimin e VAR-it dhe mënyr&...