Politike

Nga maskat anti-gaz te djegia e gomave, çfarë po ndodh te protesta e opozitës (FOTOT)

5 Mars 2019, 11:10 Nga DOSJA
Nga maskat anti-gaz te djegia e gomave, çfarë po ndodh te protesta e

Tiranë- Për më shumë se dy orë vijon protesta e opozitës para parlamentit. Pas fjalimeve të disa prej ish-deputetëve të opozitës nuk kanë munguar hedhjet e kapsollave, thirrjet “Rama ik” , “Rama ik”.  Qytetarët shfaqen të revoltuar ndaj qeverisë Rama dhe kërkojnë rrëzimin e tij. 

Në protestë protestuesit kanë sjellë edhe goma dhe Dosja.al mëson se atyre do iu vihet flaka pasi kreu i PD-së Lulzim Basha të mbarojë fjalën e tij.

Në protestë janë të pranishëm edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha. Pak më parë në Parlament u betuan 4 deputetët e rinj që pranuan mandatet e deputetëve. (lexo këtu)

Foto nga protesta:

 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll