Politike

Rama largohet nga Kuvendi, kryeministri niset drejt Italisë: Do mbroj vendin pas protestës së 16 shkurtit

5 Mars 2019, 09:48 Nga DOSJA
Rama largohet nga Kuvendi, kryeministri niset drejt Italisë: Do mbroj

Tiranë– Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend kryeminsitri Edi Rama është larguar nga godina e Kuvendit i shoqëruar nga eskorta e tij.

Dosja.al mëson se kryeminstri Edi Rama niset sot në drekë për në Itali ku do të marrë pjesë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, në një emision politik që drejtohet nga Bruno Vespa. Mësohet se Rama do të qëndrojë sot në Itali por nuk dihet se kur do të kthehet sërish në vendin tonë.

Vetë Rama shkruan në Twitter se do të shkojë në Itali për të mbrojtur Shqipërinë, pasi sipas tij i është bërë vendin tonë një cënim i rëndë në protestën e 16 shkurtit.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë që duam”, ka reaguar Rama.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se qeveria e tij e ka dorën e shtrirë për të diloguar me opozitën. Ndërsa për protestën e sotme dhe djegien e mandateve ai u shpreh se është një rrugë pa krye. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama largohet nga kuvendi protesta e opozites 5 mars 2019 edi rama largohet nga kuvendi protesta e opozites 5 mars 2019

Sondazh

Poll