Politike

LSI humb një tjetër kandidate në Durrës, Edlira Hyseni pranon mandatin

5 Mars 2019, 11:07 Nga DOSJA
LSI humb një tjetër kandidate në Durrës, Edlira Hyseni

TIRANË-  Një tjetër kandidate nga radhët e LSI-së, ka pranuar mandatin. Bëhet fjalë për Edlira Hysenin kandidaten për qarkun e Durrësit.

Kandidatja për deputete sapo ka dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizmit. Po ashtu ditën e sotme, nga radhët e opozitës katër deputetë të tjerë kanë pranuar mandatin nga radhët e LSI-së dhe të PD-së. (Lexo këtu)

Disa orë më vonë, përmes një reagimi në rrjetet sociale,  Hyseni tregoi arsyet pse, sipas u detyrua të pranonte mandatin. Kandidatja e LSI në Durrës, e përfolur si një nga njerëzit e afërt të deputetit tjetër të LSI, Lefter Koka, pranon mandatin pasi i biri e ka sugjeruar për një gjë të tillë. (Lexo ketu të plotë.)

““Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi ! “-thotë ajo ndër të tjera. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites durres edlira hyseni lsi opozita e re djegia e mandateve te opozites durres edlira hyseni lsi opozita e re

Sondazh

Poll