Politike

Kërkesa e SPAK ndaj Berishës, Alibeaj shkon në Kuvend për mbledhjen e Këshillin të Mandateve

Alibeaj deri më tani është i vetmi nga radhët e opozitës që ka konfirmuar praninë në mbledhjen e Keshillit. 

18 Dhjetor 2023, 11:35 Nga r.ll
Kërkesa e SPAK ndaj Berishës, Alibeaj shkon në Kuvend për
enkelejd alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj para pak minutash është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ndaj kreut të opozitës Sali Berishës.

Enkelejd Alibeaj është fotografuar duke u futur nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.

Alibeaj deri më tani është i vetmi nga radhët e opozitës që ka konfirmuar praninë në mbledhjen e Keshillit. 

enkelejd alibeaj keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll