Politike

"Jemi në test sfidues"/ Rama me skuadrën kombëtare të negociatave me BE-në: E kam pasur frikë këtë moment

Rama ka falenderuar të gjithë negociatorët e administratës për kontributin e tyre në këtë proces, që sipas tij ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

18 Dhjetor 2023, 11:22 Nga h.k
"Jemi në test sfidues"/ Rama me skuadrën kombëtare
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë paraditen e sotme bashkë me grupin e ekipeve të integrimit të administratës. Rama ka falenderuar të gjithë negociatorët e administratës për kontributin e tyre në këtë proces, që sipas tij ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar gjithë reflektimin që sipas tij i vinte nga të huajt për ekipin e tij, që sipas tyre i ka bërë negociatat të admirueshme. 

RamaPërshendetje të gjithëve dhe shumë  faleminderit për gjithçka dhe për të gjithë ata që morën pjesë për këtë fazë të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë pjesë të rëndësishme. Unë në fakt i doja të gjithë dhe doja t'i falenderoja të gjithë. Dua tju them shumë sinqërisht dhe e kam pasur shumë frikë këtë momenet. Momentin e fillimit të negociatave është një test shumë sfidues. Nuk do të duhej në fakt që duke qenë në krye të qeverisë unë të isha skeptik, për fuqinë dhe aftësinë dhe vullnetin e mirë të admistratës. Kjo është një punë e mirë e administratës shqiptare. Në një farë mënyre ky proces kaq i suksesshëm është dhe një revash i heshtur, por kuptimplotë dhe administratës që e mbajnë dhe e përmirësojnë këtë punë.

Duhet të jeni vërtet krenar dhe të përmbushur. Keni marrë pjesë në këtë revansh, po duke treguar në bankat e provimeve se administrata shqiptare i ka të përbushuara në këtë mision historik. Nuk është e lehtë të imagjinosh 1800 shqiptar që bëhen bashkë me vite dhe që është një punë në heshtje dhe një punë përpara mijëra e mijëra dokumentave. Besoj që është e falshme dhe frika dhe se mos dilnim të turpëruar nga ky proces. Për hir të së vërtetës, unë nuk di një kënaqësi tjetër më të madhe në këtë proces, ku nuk më kanë munguar momentet për tu ndjerë i kënaqur për Shqipërinë sesa kënaqësia, që më thoshin se Shqipëria po bën negociata të admirueshme. 

edi rama

Sondazh

Poll