Aktualitet

Ra aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte në lumin Buna, fillojnë kërkimet për trupin e 65-vjeçarit (EMRI)

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për trupin e 65-vjeçarit, i identifikuar si Hashim Syla.

17 Dhjetor 2023, 14:43 Nga r.ll
Ra aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte në lumin Buna,
foto ilustruese

SHKODËR- Një 65-vjeçar nga Mitrovica, teksa po peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për trupin e 65-vjeçarit, i identifikuar si Hashim Syla. Grupi hetimor po punon për hetimin e rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

hashim syla

Sondazh

Poll