Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona

Burimet nga policia pohojnë se të plagosurit janë në urgjencën e spitalit dhe po marin ndihmën mjekësore.

17 Dhjetor 2023, 11:46 Nga r.ll
Përplasen dy makina në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona
pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman, ku dy makin janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e goditjes, është lënduar njëri prej shoferëve dhe një pasagjere.

Burimet nga policia pohojnë se të plagosurit janë në urgjencën e spitalit dhe po marin ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin fier-seman

Sondazh

Poll