Aktualitet

Vodhi një automjet në Korçë, policia vendos në pranga 36-vjeçaren

Anjeza Lilollari është kapur në gjendje të dehur dhe mësohet se ajo ka tentuar të largohet pa disponuar lejen e drejtimit.

17 Dhjetor 2023, 14:06 Nga h.k
Vodhi një automjet në Korçë, policia vendos në pranga
Policia Korçe

KORÇË- Një 36-vjeçare ka rënë në pranga nga Policia e Korçës ditën e sotme pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë. Anjeza Lilollari është kapur në gjendje të dehur dhe mësohet se ajo ka tentuar të largohet pa disponuar lejen e drejtimit. Pas tentativës ajo është përplasur me dy automjete të tjera, që e kanë penguar dhe është kapur nga policia. 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

policia e korces anjeza lilollari

Sondazh

Poll