Aktualitet

Iu gjetën fishekë luftarak në automjet, arrestohet 56-vjeçari turk në Qafë Thanë (EMRI)

Gjatë kontrollit në pikën Kufitare të Qafë Thanës, në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje.

17 Dhjetor 2023, 14:29 Nga r.ll
Iu gjetën fishekë luftarak në automjet, arrestohet
foto ilustruese

QAFË THANË- 56-vjeçari turk, Yasin Devcar banues në Izmir është arrestuar nga policia, pasi tentoi kalimin e municionit luftarak në kufi. 

Gjatë kontrollit në pikën Kufitare të Qafë Thanës, në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Policia ka sekuestruar fishekët në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I LAJMIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

yasin devcar

Sondazh

Poll