Aktualitet

Donin t'i jepnin një mësim? Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me plumb në këmbë

ga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit.

17 Dhjetor 2023, 11:29 Nga r.ll
Donin t'i jepnin një mësim? Atentat shqiptarit në Itali,
foto nga vendngjarja

ITALI- Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në qytezën Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. 

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në një nga lokalet e zonës, ku dyshohet se shënjestra e plumbave ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit. Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. 

Autori mësohet se pas të shtënave është larguar në këmbë nga vendngjarja. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Shqiptari ishte person me precedentë penal. 

Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia po heton edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është marrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

atentat shqiptarit në itali

Sondazh

Poll