Aktualitet

Trafikonin makina të vjedhura në Greqi, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë, shpallet në kërkim një tjetër (EMRI)

Policia gjatë kontrolleve ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të vjedhura tip “Toyota” dhe “Peugeot” me vlerë 40 mijë euro.

17 Dhjetor 2023, 11:13 Nga r.ll
Trafikonin makina të vjedhura në Greqi, arrestohet 42-vjeçari
foto nga arrestimi

SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar 42-vjeçarin, Fisnik Musa dhe ka shpallur në kërkim një 29- vjeçar.

Këto dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin makina të vjedhura në Greqi, i pajisnin me dokumenta false dhe më pas i shisnin.

Policia gjatë kontrolleve ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të vjedhura tip “Toyota” dhe “Peugeot” me vlerë 40 mijë euro. Vijon hetimi me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve që mund të kenë kryer këta shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Detect”, në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Policia identifikon bashkëpunëtorin e 42-vjeçarit dhe vijon punën për kapjen e tij. Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fisnik musa

Sondazh

Poll