Aktualitet

Dy shqiptarë alarmojnë policinë në Greqi/ Qëllojnë me armë tre grekë, dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri (VIDEO)

Pas debatit dhe teksa grupi i grekëve ndodhej jashtë lokalit të natës, njëri nga dy shqiptarë ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur dy vëllezër dhe një shokun e tyre. 

17 Dhjetor 2023, 12:26 Nga r.ll
Dy shqiptarë alarmojnë policinë në Greqi/ Qëllojnë
foto nga vendngjarja

GREQI- Të shtënat me armë zjarri jashtë një klubi nate në Gazi në Greqi kanë tronditur zonën dhe kanë alarmuar policinë greke për kapjen e autorëve të cilë janë dy shqiptarë. Këto të fundit konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale. Si pasojë e të shtënave u plagosën tre persona.

Incidenti filloi në një piceri pranë vendit të sulmit, që është jashtë klubit S-Cape në rrugën Iakhou. Sipas informacioneve, një grup prej 6-7 personash nga Kreta që ndodheshin në Athinë për një festë beqarie, janë konfliktuar me dy shqiptarët që po hipnin në një fuoristradë tip “Range Rover”. Pas debatit dhe teksa grupi i grekëve ndodhej jashtë lokalit të natës, njëri nga dy shqiptarë ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur dy vëllezër dhe një shokun e tyre. 

Fillimisht, ai qëllon të riun që po përleshej me shokun e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen. Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjestarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40 vjecarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023. Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri. Në vendin e sulmit janë gjetur 4 predha të kalibrit 9 mm ndërsa po vijojnë hetimet për gjetjen e makinës, e cila u zhduk me shpejtësi pas të shtënave, pasi duket se është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë.

plagosje ne greqi grupi lions

Sondazh

Poll