Sport

ZYRTARE/ Sevilla 'turpërohet' nga Getafe, klubi shkarkon trajnerin Diego Alonso, dy muaj pas mbërritjes së tij...

Pasi mori drejtimin nga Luis Mendilibar në tetor, trajneri uruguajan qëndroi në stolin e andaluzëve vetëm dy muaj…

17 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Sevilla 'turpërohet' nga Getafe, klubi shkarkon

SPANJE - E eliminuar nga Evropa, Sevilla pësoi një humbje të rëndë të shtunën në La Liga, duke u mundur 3-0 në shtëpi nga Getafe dhe pozicionuar në një zonë të rrezikshme në renditje.

Një situatë thuajse dramatike për klubin andaluzian, i cili në minutat e fundit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Diego Alonso, i cili largohet nga detyra pas nokautit të rendë pasditen e së shtunës.

Pasi mori drejtimin nga Luis Mendilibar në tetor, trajneri uruguajan qëndroi në stolin e Sevillas për vetëm dy muaj, por nuk ishte në gjendje të kthente situatën e rënduar të skuadrës, e cila tani është në pritje të një trajneri të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll