Sport

VIDEO/ Barcelona barazon në Valencia dhe “vonohet” në garën për titull…

Pas rezultatit 1-1, Barcelona renditet e 3-ta, me 35 pikë, ndërsa Valencia e 10-ta, me 20. Real Madrid dhe Girona nuk kanë luajtur ende në këtë xhiro…

17 Dhjetor 2023, 00:31 Nga DOSJA

VIDEO/ Barcelona barazon në Valencia dhe “vonohet” në

SPANJE - Valencia dhe Barcelona barazuan 1-1 këtë të shtunë në stadiumin “Mestalla” në një ndeshje për raundin e 17-të të La Ligas. Skuadra vendase filloi më mirë, formacioni culé, arriti të balanconte, por rezultati mbeti i bardhë deri në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, João Félix (55') arriti të shënonte dhe të kalonte Barcelonën në epërsi pas një asistimi nga Raphinha. Valencia reagoi dhe në minutën e 70-të Hugo Guillamón riktheu barazimin, me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës dhe vulosi rezultatin 1-1.

Me këtë rezultat, Barcelona renditet e 3-ta, me 35 pikë, ndërsa Valencia e 10-ta, me 20. Real Madrid dhe Girona nuk kanë luajtur ende në këtë xhiro dhe mund t'u largohet “blaugranëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll