Sport

VIDEO/ Egnatia konfirmon lidershipin dhe shton edhe 3 pikë, Dinamo nuk e ndal dot…

Egnatia ka përfituar nga hapi i gabuar i Partizanit sot për t’u shkëputur edhe më shumë nga të kuqtë në renditje, pasi ka shkuar në 5 pikë diferencën ndaj tyre, falë fitores 2-1 ndaj Dinamos.

16 Dhjetor 2023, 20:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Egnatia konfirmon lidershipin dhe shton edhe 3 pikë, Dinamo nuk e

DURRES - Në “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo priti Egnatian, në kuadër të ditës së 17-të të Abissnet Superiores.

Rrogozhinasit e Egnatias kanë dominuar sfidën e sotme, duke krijuar më shumë volum loje e raste. Goli i Zejnullait (16’) i dha qetësinë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Pas pushimit ata më pas u goditën nga blutë e Dinamos me anë të Zabërgjës (67’), duke barazuar në 1-1.

Megjithatë, fundi i ndeshjes e ndryshoi rezultatin. Trajneri Tetova bëri zëvendësime, duke i dhënë freski skuadrës së tij, e cila shtoi presionin në portën e Dinamos. Mëllugja i cili krijoi mundësinë e artë për Isgandarli, i cili nuk gaboi dhe 1-2, duke shënuar një gol me vlerë tre pikësh, që e mban Egnatian të shkëputur në kryesim.

Tani diferenca e skuadrës rrogozhinase ndaj Partizanit, që e ndjek nga afër shkoi në 5 pikë. Dinamo pozivionohet në vendin e gjashtë me 19 pikë. Shikojini golat e ndeshjes...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll