Politike

Berisha: Rama e di që Belerin nuk e dënon dot, ndaj i bllokon betimin! Greqia ka të drejtë me qëndrimin e saj

Në një mbledhje me mbështetësit e tij në Gjirokastër, Berisha tha se ky është një veprim antikushtetues dhe antidemokratik. 

16 Dhjetor 2023, 17:46 Nga a.l
Berisha: Rama e di që Belerin nuk e dënon dot, ndaj i bllokon betimin!
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se Rama i bllokon betimin Belerit pasi e di që nuk mund ta dënojë. Në një mbledhje me mbështetësit e tij në Gjirokastër, Berisha tha se ky është një veprim antikushtetues dhe antidemokratik. 

"Një horizont që vetëm largohet për shkak të një njeriu që nuk ka asnjë parim tjetër përveç pasurimit të tij. Shkoi në Bruksel, mori kartonin e kuq, doli si kloun dhe bënte klounin. Mendonte se shqiptarëve do ua shesë këtë si sukses. Faktikisht integrimi është bllokuar. Faktikisht me Edi Ramën, kurrë integrim nuk ka. Të gjithë ata që analizojnë Edi Ramën, aktet dhe gjestet e tij pyesin, si ka mundësi që ky njeri vepron kështu. Por pyetja më e rëndë është si ka mundësi që këta njerëz e durojnë këtë kështu. Ne nuk do e durojmë atë. Ne do ngrihemi me të gjithë forcën ta përmbysim ata. Ata që na zënë rrugën drejt Europës, janë armiq të egër të vokacionit tonë dhe ne do i nxjerrim nga rruga. Krijoi me Greqinë, fqinjin tonë, i cili për hir të së vërtetës, në asnjë rast nuk ka penguar udhëtimin tonë drejt BE dhe NATO-s. Nuk është se nuk kemi pasur probleme, por Greqia nuk ka shkuar në atë që ose të bëjë këtë Shqipëria, ose nuk votoj për të. Ç’po ndodh tani? Tani në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike, pengon betimin e Fredi Belerit. Mor zotëri, Fredi Beleri dhe cilido qoftë, i zgjedhur, pa u dënuar nga gjykata, kurrë nuk mund të pengohet të bëjë betimin. As në Shqipëri, as në Greqi dhe në asnjë vend që pretendon se njeh prezumimin e pafajësisë", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll