Politike

Do pranonit një marrëveshje të tillë me një vend tjetër? Rama: Jo! Italia nuk po e anashkalon problemin, po e zgjidh

Në panelin e diskutimeve ai tha se Italia nuk po e zhvendos problemin por po përpiqet ta zgjidhë atë.

16 Dhjetor 2023, 15:57 Nga a.l
Do pranonit një marrëveshje të tillë me një vend
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo mundësi që do të kërkonte një vend tjetër europian, për një marrëveshje për emigrantët siç po bën me Italinë. Në panelin e diskutimeve ai tha se Italia nuk po e zhvendos problemin por po përpiqet ta zgjidhë atë.

"Të thuash që kjo është zgjidhje është pretencioze, por ëshë një sforco për të gjetur një zgjidhje ku është e qartë që BE nuk arrin të kuptohet mbi zgjidhjen dhe BE nuk arrin të kuptojë as origjinën e problemit. Atë që ne pësojmë nga këto flukse ka lidhje me historinë, raportet mes Afrikës dhe Europës. Është e lehtë të kritikosh por ata që kritikojnë nuk kuptohet se çfarë bëjnë. Jo nuk do të pranoja një ofertë tjetër. Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera europiane por kemi thënë jo. Kemi pasur nga vende fqinje. Italia nuk është një vend fqinj, është një vend vëlla. Ne e bëjmë si një sforco të përbashkët, jo për faktin se ne jemi një vend jashtë BE-së ku ata të transferojnë problemin. Ajo që Italia po përpiqet të bëjë është fakti që Italia nuk po zhvendos problemin por po përpiqet ta zgjidhë. Sepse të gjithë këta persona nuk po lihen në det, apo sic thotë dikush në Guantanamo. Duhet të kemi respekt për Guantamo", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll