Politike

Emigrantët/ Rama në Romë: Marrëveshja me Italinë nuk është antikushtetuese

Sipas mediave të huaja frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”.

16 Dhjetor 2023, 13:54 Nga A.B
Emigrantët/ Rama në Romë: Marrëveshja me Italinë nuk
Edi Rama

ITALI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimin me kryeministren e Italisë Giogia Meloni tha se qendra e pritjes së emigrantëve nuk është Guantanamo dhe se “duhet respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit”.

“Personat e shpëtuar në kuadër të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të lihen në det apo do të dërgohen në Guantanamo apo në një kamp përqendrimi siç thonë disa. Duhet të kemi respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit dhe të Guantanamos”, Rama.

Sipas mediave të huaja frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”.

Këtë herë ndryshe nga 26 vitet e fundit, festa do të ketë edhe më shumë shkëlqim pasi do të jetë i ftuar edhe miliarderi Elon Musk dhe personalitete të ndryshme të politikës botërore.

edi rama

Sondazh

Poll